Riformatimi i shumëpërfolur pritet të ndodhë këtë muaj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Riformatimi i shumëpërfolur pritet të ndodhë këtë muaj

    Insajderi
    15 October 2016 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Riformatimi i Qeverisë pritet të nisë këtë muaj. Partnerët e koalicionit qeveriës tashmë janë dakorduar për nisjen e këtij procesi, përderisa partitë opozitare riformatimin e vlerësojnë të padobishëm dhe kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit

    Drejtues të koalicionit qeverisës (PDK-LDK) janë shprehur të gatshëm ta fillojnë këtë muaj procesin e riformatimit të qeverisë. Kryeministri Isa Mustafa, duke mos saktësuar se çka do të përfshijë konkretisht ky proces, ka thënë se riformatimi do të fillojë në muajin tetor. Edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij pritet t’i ndërrojë ministrat e saj në qeveri, shkruan gazeta ‘Zeri’.

    Pavarësisht kësaj, deputetë të PDK-së thonë se ende nuk është biseduar për një riformatim të mirëfilltë, sado që siç shprehen ata, e përkrahin një gjë të tillë. E deputetët e LDK-së, duke e cilësuar riformatimin si të drejtë ekskluzive të kryeministrit, shprehen optimistë se ky veprim do të ndodhë.

    Megjithatë, partitë opozitare nuk e shohin dobiprurës reformatimin edhe nëse ai realizohet. Madje, ato mendojnë se një gjë e tillë do të bëhej vetëm për interesa politike dhe shpërqendrim të vëmendjes nga dështimet e qeverisë.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark