Për shkak të numrit të ulët të regjistrimeve do të ketë një fazë të dytë aplikimi online përmes portalit e-albania. Ministria e arsimit njoftoi se regjistrimi për në klasë të parë dhe të dhjetë do të kryhet edhe përgjatë periudhës 15 gusht deri në 30 korrik.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi theksoi se janë marr në konsideratë shqetësimet e nxënësve dhe prindërve të cilët e kanë pasur të pamundur regjistrimin për arsye teknike apo për shkak të tejkalimit të afateve të përcaktuara. Rihapja e portalit e-albania për regjistrimin e nxënësve në shkolla ka sjell edhe disa ndryshime.
Në rastet kur shkollat kanë kapacitetet e mjaftueshme, ministria e arsimit do të jetë më tolerante, pasi lajmëron se këto institucione arsimore mund të regjistrojnë fëmijët edhe jashtë zonës së banimit, me miratimin e zyrave vendore arsimore të shprehura në një arsyetim të legjitimuar.
Dhe më tej, pas kërkesës për regjistrim shkolla duhet të kthejë përgjigje brenda 24 orëve. Në rast refuzimi, prindërit duhet të vazhdojnë aplikimin brenda afatit 15 ditor në shkollën ku u takon regjistrimi.