Rihapet procesi gjyqësor në rastin e rrahjes së deputetëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rihapet procesi gjyqësor në rastin e rrahjes së deputetëve

    Insajderi
    15 April 2016 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trupi Gjykues ka vendosur që të rihapet procesi për shkak se janë vërejtur disa lëshime në raportin mjekoligjor.

    Në seancë kanë munguar deputetët Rexhep Selimi dhe Visar Ymeri. Po ashtu në seancë ka munguar edhe prokurorja e rastit.

    Përleshja në mes të deputetëve kishte ndodhur në vitin 2012 në dalje të objektit të Kuvendit të Kosovës.

    Atë kohë, deputeti Rexhep Selimi kishte thënë se në mes të deputetëve ka ndodhur vetëm një konflikt i vogël.

    Aktakuza e ngritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës thotë se kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ish-deputeti Florin Krasniqi, deputeti Rexhep Selimi, dhe vozitësi Besart Bujupi kishin filluar një fjalosje me Bekim Haxhiun, dhe me qëllim të shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore sulmuan dhe goditën të Haxhiun.

    Deputeti Haxhiu në këtë rast gjyqësor është në cilësinë e të dëmtuarit.

    Megjithëse incidenti ka ndodhur në vitin 2012, nuk është mbajtur asnjë seancë lidhur me këtë rast deri këtë vit.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, kishte refuzuar të paraqitjen në gjykatë lidhur me këtë rast, gjë që kishte nxitur Policinë e Kosovës që ta arrestonin për ta shoqëruar në gjykatë.

    Në anën tjetër, deputeti Selimi e ka quajtur këtë gjykim si të motivuar politikisht./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark