Shtëpia e Bardhë u mbyll të premten pasdite kur një person vringëlloi armën e tij në njërën nga portat e sigurisë përreth rezidencës. I dyshuari u qëllua dhe u arrestua, ndërsa nuk dihen hollësi për gjendjen e tij.
Më pak se një orë pas incidentit, Shërbimi Sekret postoi në rrjetet sociale një njoftim se “të gjithë ata që ruhen prej tij janë të sigurt” dhe bllokada është hequr.
Zyrtarët thanë se presidenti Barack Obama, nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë, por po kalonte një pjesë të ditës në bazën e forcave ajrore Andrews në Maryland, ku po luante golf. Nënpresidenti Joe Biden ishte i sigurt brenda kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.
Një zyrtar u Shtëpisë së Bardhë tha se “askush brenda saj nuk ka pësuar dhe të gjithë brenda Shtëpisë së Bardhë janë të sigurt. Presidenti është njoftuar me situatën”.