Rike Roçi me këshillë për Gjestin: Rri më i thjeshtë sepse bëhesh më interesant - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Rike Roçi me këshillë për Gjestin: Rri më i thjeshtë sepse bëhesh më interesant

    Insajderi
    26 May 2025 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rike Roçi është kthyer në një intervistë pas një kohe të gjatë në “Mos i bjer me top”.

    Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 ka komentuar disa nga personazhet e famshëm, me të cilët ka pasur raporte apo ka krijuar varësisht rrethanave.

    Ajo ka folur edhe për Gjestin, fituesin e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Theksoi se e ka parë te një festë pas Big Brother, por që ka qenë vazhdimisht i rrethuar me roje sigurie dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer modeles.

    “Gjestin e kam parë për herë të parë te festa e Top-it, por ishte i rrethuar me shumë çuna dhe unë adhuroj thjeshtësinë te një personazhi. Rri më i thjeshtë më mirë aty në tavolinë ishim vetëm femra nuk do e hanim”, u shpreh ajo.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Tutje tha: “Respekte por më bëri përshtypje kjo gjëja që ishte i rrethuar sepse thjeshtësia robin e bën më interesant”.

    Rike po vazhdon të jetë mes Shqipërisë e Italisë, për shkak se jeton atje me familje. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark