Komuna e Prishtinës sot do të bëjë testimin e alarmit në kryeqytet. Sipas njoftimit për media testimi i radhës i sistemit të alarmimit do të realizohet me zë dhe jo në heshtje, ashtu sic ka ndodhur në javët e fundit.
Kësaj radhe shenja e testimit do të jetë tingull i njëtrajtëshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave.
Testimi I alarmit do të bëhet në orën 12:00.