×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Rikthehet beteja ligjore mes Google dhe Oracle për Android-in

    Insajderi
    12 February 2017 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Oracle ka rifilluar betejën ligjore me Google, rreth akuzave se framework-ët Java të Android janë të kopjuar nga Big Red.

    Sipas një dokumenti që u lëshua sot nga gjiganti i databazës, dhe u sigurua nga El Reg, Oracle do të rifillojë edhe një herë çështjen me akuzat se Google kishte abuzuar me të drejtat e autorit që ato kanë në disa nga libraritë bazë të Java.

    Kompania kërkon edhe një tjetër gjyq sepse nuk ishin të aftë që të prezantonin prova, të cilat mendojnë se do të ndryshojnë vendimin, në gjyqet e mëparshme.

    Kjo është kërkesa më e fundit në një betejë ligjore që zgjat me vite mes Google dhe Oracle. Kompania akuzon Google se ka kopjuar kod Java të mbrojtur nga të drejtat e autorit, për të krijuar sistemin e tyre Android.

    “Në gjyqin e parë të kësaj çështje, juria zbuloi se softueri Android i Google shkelte të drejtat e autorit të Oracle në platformën Java Standard Edition por mbeti tek pyetja nëse kopjimi që kishte bërë Google ishte përdorim i drejtë,” tha Oracle.

    “Pas gjyqit, gjykata e distriktit vendosi se pjesa që Google kishte kopjuar nga Java nuk i përkiste mbrojtjes të të drejtave të autorit dhe gjykoi në favor të Google.”

    Çështja, Oracle America kundër Google Inc, do të dëgjohet nga Gjykata Federal Amerikane e Apelimeve, në Distriktin Verior të Kalifornisë. Google nuk dha komente.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark