Rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm

    Insajderi
    15 June 2025 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijshëm ka nisur të rikthehet gradualisht.

    Sipas njoftimit, furnizimi me ujë pritet që të stabilizohet gjatë ditës së sotme.

    “Edhe një herë ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin tuaj, që në këtë vapë të mos keni furnizim me ujë të pijshëm, por ju lusim të na kuptoni se këto turbullira kanë ndodhur për shkak të punimeve teknike në kanalin e Ibër Lepencit që menaxhohet nga kjo kompani. Ju falënderojmë për durimin dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin tuaj!”, thuhet në njoftim.

    Gjatë ditës së djeshme, uji është ndalur në një pjesë të Prishtinës, Fushë-Kosovë, Obiliq dhe Drenas për shkak të nivelit të lartë të turbullirës në kanalin e Ibër-Lepencit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark