×
  • Lajme
  • Lajme

    Rikthehet Grabovci- PDK’ja e Pejës e propozon Për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit

    Insajderi
    01 November 2024 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputeti Adem Grabovci,  i është rikthyer skenës politike me seriozitet.

    Ai ka njoftuar se nga dega e PDK’së në Pejë, është propozuar për deputet.

    Grabovci në njoftimin e tij ka shkruar: Është koha që Dielli të lind përsëri!

    “Faleminderit degës së PDK-së në Pejë, që unanimisht aprovoj propozimin që unë të jem kandidat potencial për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 Shkurtit. Vlerësoj lartë përkrahjen dhe mbështetjen e strukturave dhe anëtarësisë së PDK-së në gjithë vendin, veçanërisht në Pejë. Tutje, koordinimi dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës, do jenë bazë e çdo veprimi, i cili do jetë në interes të përgjithshëm. Faleminderit PDK në Pejë!

    Grabovci në zgjedhjet e 2019 nuk ishte futur nga PDK, në listën për deputet, shkak ishte e aktakuza në rastin “Pronto”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark