Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka marrë vendim që të shfuqizojë vendimin për shkarkimin e Nexhat Fazliut, i cili ishte pezulluar nga pozita e tij si Udhëheqës i Divizionit për Koordinim Rajonal në Mitrovicë, në Inspektoratin Qendror të Punës.
Në vendimin e publikuar, Këshilli ka aprovuar ankesa e Fazliut, duke e konsideruar të bazuar.
Si rezultat, udhëheqësit të Njësisë i është dhënë afat prej 15 ditësh për ta rikthyer Fazliun në vendin e tij të punës, ndërsa është kërkuar kompensimi i pagës që i takon që nga dita e pezullimit.
Fazliu kishte pohuar se shkarkimi i tij ishte pasojë e presionit nga kryeinspektori Hekuran Nikçi, për shkak të bashkëpunimit të tij me Prokurorinë në rastin e Millan Radoiçiqit, lidhur me sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë.