Rikthehet në shkollë vajza që ishte përjashtuar për shkak të shamisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rikthehet në shkollë vajza që ishte përjashtuar për shkak të shamisë

    Insajderi
    27 September 2024 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hoxhë Labinot Maliqi, ka njoftuar se nga dita e hënë, vajza me inicialet A.D. do ti rikthehet mësimit në gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë.

    Ai ka falënderuar Ministrinë e Arsimit, siç thotë ai për këtë veprim të drejtë.

    “Duke filluar nga e hëna, nxënësja A.D. do të rifillojë mësimin në Gjimnazin “Bedri Pejani”, së bashku me të gjitha vajzat e tjera me mbulesë, të cilave u është mohuar kjo e drejtë për një periudhë të gjatë kohore.

    Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time ndaj Ministrisë së Arsimit për këtë vendim të drejtë. Ky bashkëpunim i yni me institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdoj deri në ndryshim substancial ose anulim të plotë të ndalesës së Udhëzimit Administrativ, i cili që nga dita e nënshkrimit u keqinterpretua dhe u keqpërdor për privimin nga arsimimi i dhjetëra vajzave në Kosovë”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark