×
  • Lajme
  • Lajme

    Rikthehet puna në Aeroportin e Rinasit

    Insajderi
    09 April 2021 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aeroporti i Rinasit sot do t’i rikthehet normalitetit, pas krizës së krijuar nga bllokimi i fluturimeve për shkak të revoltës së punonjësve të “AlbControl”.

    Lajmin e rikthimit në normalitet e ka dhënë orët e para të mëngjesit të sotëm ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ku ka informuar për rinisjen e fluturimeve komerciale.

    “Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptare kthehen në normalitet“, ka shkruar Balluku.

    Rikthimi i normalitet në Rinas vjen pasi në vend kanë ardhur kontrollorë nga Turqia, ndërkohë që një pjesë e kontrollorëve që lanë punën janë rikthyer, pas thirrjes së bërë nga kreu i qeverisë dhe Ministrja Belinda Balluku.

    Bllokimi i fluturimeve në aeroportin e Rinasit nisi mëngjesin e së mërkurës, për shkak të revoltës së punonjësve të trafikut ajror të kompanisë “AlbControl” në funksion të aeroportit, ku ata kërkonin plotësimin e disa prej kushteve, shkruan TopChannel.

    Ditën e djeshme nisën fluturimet esenciale që përfshijnë fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore, ku erdhën edhe një pjesë tjetër e vaksinave kineze, Sinovac.

    Nga e gjithë situata e krijuar, janë ndaluar me urdhër nga Porkuroria e Tiranës, kreu i sindikatës, Armando Fezga, përgjegjësja e turnit Flora Ndreca dhe kontrollori Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga “AlbControl”,si nxitës të bllokimit të punës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark