Rikthehet “Stranger Things”, disa detaje rreth sezonit të fundit! - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Rikthehet “Stranger Things”, disa detaje rreth sezonit të fundit!

    Insajderi
    02 June 2025 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Netflix publikoi njoftimin e parë për sezonin e fundit brenda natës…

    Kanë kaluar plot tre vjet që kur episodet e reja të “Stranger Things” u publikuan në Netflix, por pritja së shpejti po merr fund. Një nga serialet më të suksesshme në historinë e platformës së transmetimit po i afrohet fundit.

    Ssezoni i pestë do të jetë edhe i fundit, pothuajse dhjetë vjet pasi seriali u transmetua për herë të parë. Sezoni i fundit do të ndahet në tre pjesë.

    “Stranger Things” vuri në pah karrierën e shumë aktorëve dhe emri më i famshëm që spikati nga seriali është sigurisht Millie Bobby Brown.

    Netflix publikoi njoftimin e parë për sezonin e fundit brenda natës, duke konfirmuar se sezoni i pestë do të ndahet në tre pjesë.

    Pjesa e parë publikohet më 26 nëntor, e dyta për Krishtlindje dhe pjesa e fundit. Megjithatë, fansat janë ende jashtëzakonisht të entuziazmuar për rikthimin e serialit dhe Netflix ka publikuar një përmbledhje zyrtare. Sezoni i fundit zhvillohet në vjeshtën e vitit 1987.

    Personazhet kryesore ribashkohen me një qëllim, të gjejnë dhe ndalojnë Vecnën, e cila është zhdukur dhe askush nuk e di se ku është apo çfarë po planifikon.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark