Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është rikthyer me një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale.
Trump, siç raporton Reuters, ka shkruar në “Truth Social” të enjten, për herë të parë që nga lansimi i aplikacionit që ai themeloi dy muaj më parë.
“U KTHEVA”, ka shkruar Trump.
Ish-presidenti Trump, ishte larguar nga të gjitha mediat sociale pas zgjedhjeve në SHBA, fillimisht nga Twitteri.
Trump ishte një përdorues i madh i Twitter-it, por u ndalua mes frikës se zemërimi i tij për humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 do të nxiste dhunë të mëtejshme pasi mbështetësit e tij sulmuan Kongresin e SHBA-së.