Barcelona po planifikon ta kthejë yllin brazilian, Neymar.
Lajmi i papritur është dhënë të premten nga mediat në Spanjë, përcjellë “Gazeta Express”.
Neymari ishte larguar nga Barça në vitin 2017 dhe i ishte bashkuar PSG-së.
Verën e kaluar 32-vjeçari kaloi në Arabi Saudite te skuadra Al-Hilal, derisa ai po e merr veten nga një lëndim që e pësoi një vit më parë.
Është mediumi spanjoll “Sport” që ka shkruar të premten se Neymari mund të kthehet te Barcelona.
Sipas kësaj gazete, presidenti i Barçës, Juan Laporta po e konsideron seriozisht kthimin e Neymarit.
Përpjekja për kthimin e Neymarit mund të bëhet që në janar, teksa braziliani ka kontratë me klubin arab deri në verë.