×
  • Lajme
  • Lajme

    Rikthimi i dënimit me vdekje – Çfarë ndodhi në vitin 1992, si u varën në shesh dy vëllezërit

    Insajderi
    18 November 2021 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke marrë shkas nga vrasja e 8-vjeçarit, dhjetëra banorë të Fierit janë mbledhur në qendër të qytetit për të firmosur një peticion për rikthimin e dënimit me vdekje.

    Nisma e tyre duket se mbështetet nga një numër i lartë qytetarësh edhe në zona të tjera të vendit.

    Qytetarët dhe familjarët e vogëlushit kërkojnë dënim maksimal për Klodian Çalamanin, autorin e vrasjes së Mateo Vasiut.

    Shumë prej tyre, teksa flisnin për mediat, kujtuan dënimin e fundit me vdekje në Shqipëri, ku dy vëllezër u varën në shesh, në qendër të Fierit.

    Por çfarë ndodhi në vitin 1992?

    Masakra e Libofshës, ku pesë anëtarët e familjes Pupa u masakruan dhe u vranë brenda shtëpisë, është një prej ngjarjeve më tronditëse që kanë ndodhur në Shqipëri.

    Në kohën kur sapo komunizmi ishte shembur, drejtësia shpalli fajtor dhe ekzekutoi me dënimin me vdekje, varje me litar, vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko.

    Krimi ndodhi në 29 maj të vitit 1992 kur dy vëllezërit hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me qëllim për t’i grabitur. Si pasojë ata vranë djalin e vogël të shtëpisë, së bashku me nusen e tij, babanë dhe nënën – pasi e torturuan për një orë – dhe në fund mbesën 8-muajshe të familjes.

    Ngjarja bëri bujë të madhe në Shqipërinë e asaj kohe. Opinioni qytetar kërkoi dënim me vdekje për autorët. Pas një gjyqi prej 24 ditësh, të dy vëllezërit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me vdekje: ekzekutim me varje në mes të qytetit.

    Pas varjes në mes të qytetit, trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër, për t’u parë nga turma njerëzisht që erdhën dhe nga qytetet e tjera.

    Prej asaj kohe, në Shqipëri nuk është aplikuar më dënimi me vdekje. Gjithsesi, krimi makabër i ditëve të fundit në Fier, ka shtuar zërat që kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje, si e vetmja mënyrë për të parandaluar krimi të tilla të tmerrshme.

    Gjithsesi, shumë nga qytetarët nuk janë dakord, pasi “varja” do ishte si një lloj shpëtimi për autorë të tillë krimesh monstruoze. Ndërsa të shumtë janë edhe qytarët se vrasja nuk mund të ndëshkohet me vrasje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark