Rikthimi i ligjshmërisë në Komunën e Pejës, prioritet i Berishës së AAK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rikthimi i ligjshmërisë në Komunën e Pejës, prioritet i Berishës së AAK-së

    Insajderi
    27 September 2021 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrustem Berisha, kandidat i AAK-së për Kryetar të Pejës, ka thënë se vendosja e ligjshmërisë dhe zhvillimi ekonomik janë dy prioritetet e tij në rast se fiton në zgjedhjet e 17 tetorit.

    “AAK e ka hartuar planin qeverisës për katërvjeçarin e ardhshëm, të cilin e kemi bërë duke u bazuar në vizita dhe ato çfarë kemi pasur si kërkesa nga qytetarët”.

    “Rikthimi i ligjshmërisë në komunë është prioritet.  Komuna ballafaqohet me probleme të shumta sa i përket respektimit të ligjit – ka pasë shumë arrestime në komunë”, është shprehur Berisha, njofton Klan Kosova.

    “Nuk do të kemi në qeverisje asnjë person që bie në kundërshtim me ligjin. Prioritet i dytë është zhvillimi ekonomik”.

    Berisha në Edicionin Zgjedhor ka theksuar se sa i përket projektit Borea do të rishpalli konkurs.

    “Muhaxheri nuk ka bërë asgjë, e ka hapur vetëm një gropë dhe asgjë tjetër. Ne do ta ritenderojmë projektin dhe vlerësojmë punën e deritanishme. Duhet kompani serioze për realizimin e këtij projekti”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark