Rikualifikohet vepra ndaj Valon Sylës, tani po hetohet nga Prokuroria Speciale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rikualifikohet vepra ndaj Valon Sylës, tani po hetohet nga Prokuroria Speciale

    Insajderi
    12 April 2023 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet e sigurisë e kanë rikualifikuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, që cilësohej si sulm i lehtë trupor.  Me këtë rast tani do të merret Departamenti Antiterrorizëm i Prokurorisë Speciale.

    Kështu ka bërë të ditur gjatë emisionit Pressing në T7, gazetari Leonard Kerquki.

    Po më thënë burimet nga strukturat e sigurisë. Rasti është rikualifikuar si terrorizëm. Me këtë rast tani po merret Prokuroria Speciale”, tha Kerquki.

    Analisti dhe gazetari Syla është sulmuar brutalisht dje nga tre persona në lokalin “Image” në Prishtinë. Syla u trajtua në QKUK

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ishte cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.

    LËNDIM I LEHTË TRUPORRr. Ilir Durmishi, Prishtinë 11.04.2023 – 22:29. Viktima mashkull kosovar me profesion gazetar, ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur e kanë sulmuar fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit. Rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante policore.” – thuhet në raport.

    Lidhur me këtë cilësim të prokurorisë, ka reaguar juristja e mediave, Flutura Kusari.

    Kusari e quajti të turpshme këtë cilësim nga ana e Prokurorisë. Ajo tha se këtu fillon dështimi i shtetit me i ofru siguri gazetarëve në Kosovë.

    Prokuroria e paska cilesu sulmin ndaj Valonit si “lendim te lehte trupor”. Ketu fillon deshtimi i shtetit me i siguru gazetaret. Djalit i ka shku gjaku lum neper trup prej lendimeve ne koke, i kam pa fotot, e kane qepe dhe keta e kualifikojne si lendim te lehte trupor“, ka shkruar Kusari.

    Tutje, Kusari tha se ky sulm nuk është lëndim i lehtë, por gati më brutali ndaj gazetarëve deri sot.

    Sulmi fizik eshte sulmi gati me brutali ndaj gazetareve, me rende eshte vetem vrasja. Ky sulm nuk eshte lendim i lehte trupor. Nuk eshte! Turp per prokurorine. Turp“, tha ajo.

    Pas sulmit, Syla ka thënë se personat që e sulmuan ishin “islamik fanatikë”.

    Po… sulmi, dmth… tre islamikë fanatikë më kanë sulmu. Shpejt e shpejt ka ndodh dhe kanë ikë.” – ka thënë Syla.

    Syla tha se ky sulm ka pasuar pas deklaratave kritike të tij ndaj kryetarit të Bashkësisë Islame, Naim Tërnava lidhur me dhurimin e një veture “Mercedes” dhuratë për hoxhën Mazllam Mazllumi në Prizren.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark