×
  • Lajme
  • Lajme

    Rilind Gërvalla mohon përfshirjen e AKI-së në lajmin që goditi dy media të Kosovës – tash përmend “presionin publik”

    Insajderi
    26 November 2024 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, ka hedhur poshtë pretendimet se Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) ka pasur ndonjë lidhje me lajmin që sulmoi dy media të Kosovës.

    Ai ka theksuar se lajmi, që ishte botuar nga Slobodna Bosna, ishte tashmë publik dhe i përhapur nga media të tjera, dhe se nuk kishte asnjë përfshirje të AKI-së në përgatitjen e tij.

    Gërvalla ka pohuar se gabimi që ka bërë duke përmendur AKI-në ka ardhur si pasojë e një “presioni publik”, dhe ka kërkuar falje për këtë.

    Ai ka shpjeguar se lajmi ishte marrë nga një burim tjetër dhe ishte bërë publik që në mëngjes, duke theksuar se ai nuk kishte pasur mundësi të kontrollonte informacionet e huazuara nga mediumet e tjera.

    Sipas tij deklarata në lidhje me përfshirjen e AKI-së ishte bërë nën presion, dhe se ai kishte kërkuar falje pasi ishte ndier i detyruar ta shpjegonte gabimin e bërë.

    “Presioni publik më ka detyruar që ta arsyetoj gabimin që e kam bërë duke përmendur AKI-në dhe kam kërkuar dhe ripërsëris kërkimfaljen”.

    Për më tepër, Gërvalla ka akuzuar anëtarët e Bordit të RTK-së që e kishin thirrur mbi katër herë brenda pak orësh për të sqaruar këtë çështje, duke e krahasuar këtë me një “presion të madh” që e kishte ndier si të ishte nën hetim.

    Reagimi i tij i plotë:

    Po vazhdon të diskutohet edhe më tej emri im dhe gabimi që tashmë është përmirësuar sipas rekomandimeve te KPM-së për lajmin e Slobodna Bosnës.

    Po e përsëris, AKI nuk ma ka përgatitë e as derguar lajmin, sepse ai ka qenë i botuar në një medium tjetër dhe nëpër mediume tjera që nga mëngjesi, pra ka qene lajm publik.

    Unë krenohem për bashkëpunimin me organet e sigurisë dhe intelegjences dhe këtë e kam bërë që nga fillet e mia në RTK-së dhe do ta vazhdoj kontributin tim!

    Presioni publik më ka detyruar që ta arsyetoj gabimin që e kam bërë duke përmendur AKI-në dhe kam kërkuar dhe ripërsëris kërkimfaljen.

    Njerëz jemi dhe gabojmë, e si te mos gabohet kur thirresh nga nje pjese e Bordit, mbi kater here brenda pak oresh, si para Prokurorise, per nje ceshtje qe baze ka patur parimin e citimit, e tani e gjitha po del se ai presion mbi mua paska qene qe te regjistrohet pa autorizim nje deklarate e imja nen presion.

    Keso lloj leshimesh qe i ka theksuar KPM, publikime te lajmeve te huazuara nga mediumet tjera ndodhin cdo ditë edhe ne mediumet e tjera, por nuk behen teme diskutimi me muaj te tere.

    E kuptoj parafushaten e hershme, por mbi fushatat dhe partitë është ruajtja e vendit nga sulmet hibride qe ka bere dhe po i ben Serbia e Vucicit.

    Uroj qe po si une ne rastet e mehershme qe i kam permendur ne pergjimin e paautorizuar, njejte edhe mediumet tjera do te bashkepunojne me organet e intelegjences, asnjehere per vete, gjithmone per te miren e atdheut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark