“Portieri ynë e kurdisi ndeshjën”, njoftimi i pazakontë i klubit kosovar - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    “Portieri ynë e kurdisi ndeshjën”, njoftimi i pazakontë i klubit kosovar

    Insajderi
    16 September 2024 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi i futbollit Rilindja 1974 e ka humbur 2:1 ndeshjen e javës së katërt nga skuadra e Drenicës. Ndeshja u zhvillua të dielën, ndërsa i takoi javës së katërt të Grupit A të Ligës së Parë. Te skuadra e Rilindja 1974 dyshojnë se portieri i tyre, Armend Ruxhi ka lëshuar golat.

    Si dëshmi kanë postuar dy golat e pranuar nga Ruxhi.

    “Pas ndeshjes së fundit të xhiros së IV-të ndërmjet KF Rilindja 1974 dhe KF Drenica, dhe pas analizimit të detajuar të video-incizimeve dhe rrjedhës së ndeshjes, KF Rilindja 1974 ka vendosur të suspendojë për një kohë të pacaktuar portierin tonë, Armend Ruxhi deri në zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura.

    Ne kërkojmë nga organet kompetente të Federatës së Futbollit dhe drejtësisë që të hetojnë sa më shpejt këtë rast, pra angazhimin e portierit tonë gjatë kësaj ndeshje.

    Në videot e mëposhtme mund të shihni pamjet e golave të pranuara nga Armend Ruxhi”, shkruan në reagimin e klubit Rilindja 1974.

    Por portieri Ruxhi ka mohuar akuzat e klubit të tij.

    “Nuk janë aspak të vërteta. Që sa vjet luaj futboll, vetëm një gol kur po e pranoj unë, po bëhet e madhe shumë kjo punë. Nuk po kuptoj”, ka thënë Ruxhi të hënën për KOHËN.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark