Rina Zaiti zbulon shkakun e ndarjes nga Ledri Vula? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Rina Zaiti zbulon shkakun e ndarjes nga Ledri Vula?

    Insajderi
    28 August 2025 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rina Zaiti, biznesmenia e cila u bë e njohur teksa u fotografua në krahët e Ledri Vulës dhe u përfol për një marrëdhënie dashurie më të, ka zgjedhur TikTok-un për të ndarë me ndjekësit një video, ku tregon se çfarë kërkon tek një partner i ardhshëm.

    “Do të rri single derisa të gjej një burrë që nuk ndikohet nga shokët e tij, apo nga rrjetet sociale. Është gazmor dhe i pëlqen të më dëgjojë të flas 24/7. E bën familjen time, familjen e tij. Pak xheloz, më respekton dhe gjithmonë është i sinqertë me mua”, shprehet ajo.

    Mirëpo nuk u desh shumë që ndjekësit ta interpretonin këtë si një “kunjë” të drejtpërdrejtë ndaj ish-partnerit të saj, Ledri Vula, me të cilin u përfol për një ndarje të bujshme muaj më parë.

    Komentet e fansave ishin të shumta me disa që shkruanin :“Dmth, kokan qel zyrtarisht aplikimet”,
    “Rina woke up and chose violence!”

    Vetë Rina duket se i ka marrë me sportivitet këto reagime, duke u përgjigjur me humor dhe duke lënë të kuptohet se nuk i shmanget aspak aludimeve për ish-in. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Ledri është përfolur për një romancë të mundshme me këngëtaren Xhensila Myrtezajn.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark