Rinesa Babatinca, simboli i një fushate ndryshe në Podujevë: Llapi voton për ndershmëri - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Rinesa Babatinca, simboli i një fushate ndryshe në Podujevë: Llapi voton për ndershmëri

    Insajderi
    11 October 2025 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një fushate intensive, që preku çdo cep të komunës, fushata e LDK-së dhe kandidatura e Rinesa Babatinca ka shndërruar garën politike në një lëvizje qytetare për ndershmëri, punë dhe besim.

    Në çdo takim, në çdo shtëpi, në çdo shtrëngim duarsh, Ekrem Hyseni dhe Rinesa Babatinca kanë folur për përgjegjësi. Rinesa ka ndërtuar një fushatë që u bazua në praninë e saj të përditshme me qytetarët, në dëgjim dhe respekt.

    Analistët politikë thonë se valën që krijoi Rinesa nuk e ndal më askush. Brenda vetëm pak javësh, ajo riktheu emocionin që LDK dikur e mbante si simbol të qetësisë, maturisë dhe vizionit.

    Të rinjtë e shohin si frymëzim, gratë si zë të barazisë, e qytetarët si shpresën që politika mund të jetë e ndershme.

    Tani, gjithë sytë janë te 12 tetori, dita kur Podujeva mund të zgjedhë punën, vlerat dhe besimin.

    Siç thonë qytetarët në çdo takim:

    “Këtë herë, Llapi voton për ndershmëri. Voton për Rinesën me numër 30.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark