
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Asamblenë Komunale të Podujevës, Rinesa Babatinca, ka zhvilluar një vizitë në biznesin lokal “Kroi i Sfeqles”, që drejtohet nga ndërmarrësja e njohur Nafie Ajeti.
Gjatë vizitës, Babatinca vlerësoi punën dhe përkushtimin e zonjës Ajeti, e cila për vite me radhë ka kontribuar në zhvillimin e prodhimeve vendore dhe krijimin e vendeve të punës në komunë.
“Zonja Nafie është shembulli më i mirë se si suksesi ndërtohet me duar të ndershme dhe me dashuri për punën. Biznese si ‘Kroi i Sfeqles’ janë shtylla e ekonomisë lokale dhe meriton mbështetje të plotë nga institucionet komunale,” u shpreh Babatinca.
Rinesa Babatinca theksoi se përkrahja e ndërmarrjeve të vogla dhe grave punëtore mbetet një ndër prioritetet kryesore të saj, duke shtuar se Podujeva ka potencial të madh për zhvillim ekonomik përmes iniciativave vendore.