“Rinia po rrinë tetë orë në telefon, kanë deformime të shpinës”, Kurti vazhdon fushatën me llafe – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rinia po rrinë tetë orë në telefon, kanë deformime të shpinës”, Kurti vazhdon fushatën me llafe

    Insajderi
    29 December 2024 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shfaqur në një odë në Gjilan.

    Ai bashkë me Alban Hysenin, kryetarin e kësaj komune nga radhët e VV’së, janë vendosur në krye të vendit për t’ua mbajtur fjalën burrave përreth, shkruan Insajderi.

    Kurti mes tjerash shpreh brengën e tij për rininë. Sipas tij, rinia po qëndron përreth tetë orë në ditë në telefon. Shefi i Qeverisë në mesin e qytetarëve prezent përdor edhe terma mjekësor.

    Jam shumë i brengosur për rininë sot, çka ka me ndodh në afatmesme me ta. Rinia mesatarisht tetë orë është duke nejtë në telefon. Ka qaq shumë deformime të shpinës, ka qaq shumë njëfar lloj atrofie jo e shkallës së lartë por muskulore. Shumica dërrmuese e rinisë nuk e mbajnë në mend kur janë djersit për herë të fundit“, tha ai. /Insajderi.org/

    @alban_hyseni

    Në odën e Besnikut, me Kryeministrin Albin Kurti.

    ♬ original sound – Alban Hyseni


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark