Rinisin sulmet kundër IS-it nga Turqia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rinisin sulmet kundër IS-it nga Turqia

    Insajderi
    18 July 2016 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koalicioni që udhëheq ShBA-ja kundër grupit militant Shteti Islamik ka rinisur sulmet ajrore nga Turqia.

    Ato janë pezulluar përkohësisht, për shkak të përpjekjes së dështuar për grusht-shtet në Turqi, më 15 korrik.

    Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, tha se autoritetet turke kanë ripahur hapësirën ajrore për avionët ushtarakë të dielën.

    “Për rrjedhojë, operacionet kundër Shtetit Islamik kanë rinisur”, tha Cook.

    Turqia, një aleat i madh i Uashingtonit në rajon, ka lejuar ShBA-në të përdorë bazën e saj ajrore Incirlik në qytetin Adana, për të kryer sulmet kundër Shtetit Islamik, raporton rel.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark