Rinisin sulmet mes Hamasit dhe Izraelit – raportohet për 6 palestinezë të vrarë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rinisin sulmet mes Hamasit dhe Izraelit – raportohet për 6 palestinezë të vrarë

    Insajderi
    01 December 2023 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë bërë të ditur se kanë rifilluar luftimet me Hamasin në Rripin e Gazës.

    Sipas Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Hamasi ka hapur zjarr ndaj tyre, duke shkelur kështu kushtet e marrëveshjes së armëpushimit.

    Ndërsa, ministria e Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare e drejtuar nga Hamasi, ka thënë se Rripi jugor i Gazës është goditur nga disa sulme ajrore, shkruan BBC.

    Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Hamasi tha se nga sulmet ajrore izraelite në qytetin Rafah në Gazën jugore kanë mbetur të vrarë gjashtë palestinezë, ku në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë.

    Pavarësisht se luftimet kanë rifilluar, zyrtarët palestinezë i kanë thënë BBC-së se bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim po vazhdojnë.

    Kujtojmë se në shtatë ditët e fundit ka pasur një armëpushim midis Hamasit dhe Izraelit, armëpushim ky që ka skaduar sot në orën 05:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark