Rinumërimi i vendvotimeve, KQZ del me një përditësim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rinumërimi i vendvotimeve, KQZ del me një përditësim

    Insajderi
    11 March 2025 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deri sot në ora 16:00 ka përfunduar rinumërimi i 36 vendvotimeve nga 50 sosh pas vendimit të djeshëm të KQZ’së.

    Kështu bëri të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

    “Sipas të dhënave, deri të martën në orën 16:00, janë rinumëruar 33 nga 35 vendvotimet nga komuna e Vushtrrisë, ndërkaq nga 15 vendvotimet e komunave tjera janë rinumëruar 3 sosh.”

    Në mbledhjen e mbajtur dje, KQZ miratoi dy rekomandime të prezantuara nga anëtari i PDK’së aty, Arianit Elshani. Rekomandimi i parë ishte për rinumërimin e 15 vendvotimeve për shkak se ka mospërputhje të numrit të nënshkrimeve në listën e votuesve me numrin e fletëvotimeve brenda në kutitë e votimit.

    Ndërsa rekomandimi i dytë ishte për rinumërimin e votave në 35 vendvotime për shkak se ekzistojnë mospërputhje të rezultateve të kandidatëve të LDK’së në komunën e Vushtrrisë. /Express


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark