Pas dy vitesh gripi i shpendëve është rishfaqur në Shqipëri. Ministria e Bujqësisë bën me dije se ka nisur monitorimin dhe kontrollin të 2304 fermave.
“Në kuadër të monitorimit të Influencës Aviare, menjëherë mbas shpalljes “alert” nga Laboratori i Referencës – ISUV” filloi monitorimi i fermave brenda zonës se mbrojtur në Njësinë Administrative Mëzez, Kashar, Tiranë, dhe bazuar në Planin e Kontingjencës është kontrolluar lëvizja e shpendëve të gjallë, në zonën e konfirmuar pozitive, në të cilën janë marrë kampione nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, për ti analizuar ato në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë”.
Nga ana tjetër Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP sqaroi se nuk ka vend për alarm sa i përket transmetueshmërisë.
“Janë marrë 90 mostra tek personat e afërt në zonën ku është konfirmuar gripi i shpendëve. Ashtu si Ministria e Bujqësisë, edhe specialistët e Institutit të Shëndetit Publik konfirmojnë se në popullatë nuk ka asnjë të infektuar me virusin e gripit të shpendëve. “Personat të cilët kujdesen për shpendët janë të rrezikuar prandaj janë marrë mostra dhe janë evidentuar çdo lloj problemi dhe nuk ka rezultuar asnjë i infektuar.
Transmetueshmëria nga shpendët tek njerëzit është i ulët, risku nuk është I lartë. Produktet nuk kanë rrezik kur gatuhen shumë mirë”, tha Bino.