Rishfaqet profa i "TikTok-ut" kritikon nxënësin e tij, kjo është arsyeja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rishfaqet profa i “TikTok-ut” kritikon nxënësin e tij, kjo është arsyeja

    Insajderi
    07 February 2022 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori nga Vushtrria i njohur në Tik Tok, Lulzim Paci, është sqaruar për videon e shpërndarë, ku shihet një nxënës i tij duke kryer akrobacione në orën e mësimit.

    Paci ka thënë se nxënësi është problematik edhe për profesorët e tjerë, duke shtuar se në momentin kur e ka kryer akrobacionin, paraprakisht këtij i kishte thënë që do të shkonte në banjë.

    Video:

    “Nxënësi në fjalë që shihet në video ka kërkuar të shkojë në banjë, ai edhe te mësimdhënësit e tjerë njihet se është problematik dhe jo vetëm tek unë”.

    “Sipas rregulloreve, unë nuk kam të drejtë t’ia mohoj të shkojë në banjë për nevoja të tij, unë i kam thënë shko në banjë. Ai gjatë kohës kur ka dashtë të shkojë, i ka bërë ato akrobacione, edhe unë i kam thënë nëse vazhdon kështu do ta thërras kujdestarin tënd”.

    “Kujdestari i tij është i njoftuar për këtë rast, ky nuk është problem vetëm tek unë por edhe te mësimdhënësit e tjerë”.

    “Nxënësit i është tërhequr vërejta që të mos ndodh më ky rast. I kam thënë nëse vazhdon kështu do ta thirri edhe prindin, por edhe nëse është nevoja kështu do të marrim masa tjera, nuk e lejoj të bëjë kështu në orën time të mësimit”, ka thënë Paci për Klankosova.tv


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark