Një kartë krediti me një ekran digjital që gjeneron rastësisht një kod të sigurisë është duke u lansuar si një mënyrë për luftimin e mashtrimit.
Prof Alan Woodward, një ekspert kibernetike nga Universiteti Surrey, ka thënë se kartave aktuale iu ka kaluar afati dhe dizajni i tyre. Mashtrimet me kartat e kreditit iu kushton bankave miliona funta çdo vit, shkruan BBC.
Karta e re siguron një shtresë të sigurisë duke zëvendësuar atë statike me kodin e sigurisë tre-shifror të printuar në anën e pasme të kartës me një ekran mini që tregon një kod të rastësishëm që ndryshon automatikisht çdo orë.
Oberthur Technologies është aktualisht në diskutime me bankat në Mbretërinë e Bashkuar për të publikuar teknologjinë dhe do të sjellë kartat “në duart” e konsumatorëve në Francë deri në fund të vitit./Insajderi.com