Rita flet për vështirësitë e familjes si refugjatë: Prindërit e mi u larguan nga përndjekja, kishim vetëm një shtrat në Londër - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Rita flet për vështirësitë e familjes si refugjatë: Prindërit e mi u larguan nga përndjekja, kishim vetëm një shtrat në Londër

    Insajderi
    11 October 2025 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rita Ora po i shpalos ndjekësve të saj një kapitull shumë personal me anë të një serie mini dokumentarësh që po i ndan në platformat e saj të rrjeteve sociale.

    Ndërsa episodin e parë ajo u fokusua te përjetimet e saj në Londër dhe pazaret që bënte me të atin në Golborne Road, dhe episodin e dytë te fillimet e saj në studio, episodin e tretë ka vendosur ta dedikojë rrënjëve të saj dhe historisë së familjes.

    Në këtë episod, këngëtarja flet për sfidat e familjes së saj si emigrantë nga Kosova.

    “Prindërit e mi u larguan nga përndjekja e shqiptarëve në Kosovë në fillim të luftës jugosllave. Ata kishin një jetë të bukur në Prishtinë. Nëna ime ishte mjeke-psikiatre dhe ende është, ndërsa babai im punonte në financa dhe kontabilitet. Ata kishin karriera të suksesshme, por e humbën gjithçka duke ardhur në Londër”, rrëfen Rita.

    Ajo tregon gjithashtu për pasojat emocionale që solli kjo periudhë në fëmijërinë e saj: Fluturimi im i fundit, ndoshta në mënyrë nënndërgjegjeje, filloi kur nëna ime u diagnostikua me kancer. Nuk e kuptoja që isha gjithmonë në një gjendje ‘fight-or-flight (lufto ose fluturo)’ gjatë gjithë fëmijërisë dhe nuk e mësova këtë derisa përjetova ankth të rëndë pas famës sime.

    Rita përshkruan edhe kushtet e thjeshta ku jetonte në Londër: Ne kishim një vend me një dhomë në Earl’s Court. Ishte thjesht një shtrat dhe një dhomë. Unë nuk e dija asgjë për identitetin e një fëmije emigrant. Gjithçka që shihja isha një fëmijë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark