Rita Ora në televizionin e famshëm amerikan: Nuk harroj kurrë prej nga vij, mund të flas për këtë përgjithmonë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Rita Ora në televizionin e famshëm amerikan: Nuk harroj kurrë prej nga vij, mund të flas për këtë përgjithmonë

    Insajderi
    12 July 2025 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë së fundmi e ftuar në një intervistë të veçantë për televizionin prestigjioz ABC, ku foli me krenari për prejardhjen e saj dhe për rrugëtimin që e ka bërë një ikonë globale të muzikës pop.

    E pyetur nga gazetari për ndikimin e rrënjëve të saj nga Kosova dhe Londra në artin që krijon sot, Rita nuk hezitoi të theksojë se origjina e saj është thelbësore në formimin e saj si artiste dhe si njeri.

    “Mund të flas për këtë përgjithmonë. Kurrë nuk e harroj nga vij. Qysh në fillimet e mia, më shumë se një dekadë më parë, kam folur gjithmonë hapur për prejardhjen time si emigrante, për familjen time si refugjatë dhe sa shumë do të thotë kjo për mua. Më është dhënë mundësia të arrij ëndrrat e mia – dhe kjo është diçka që nuk e marr kurrë si të mirëqenë”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark