×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Rita Ora do të performojnë në koncertin për Nënë Terezën

    Insajderi
    02 August 2016 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në konferencën e organizuar rreth detajeve për ditën e shenjtërimit të “Nënës Terezë” në katedralen me po këtë emër në kryeqytet, producentja Diana Toska ka treguar për emrat e artistëve shqiptar të cilët do të performojnë në koncertin e 3 shtatorit në Vatikan.

    Toska ka thënë se artistët të cilët kanë pranuar pa hezitim të jenë pjesë e këtij koncerti janë: Rita Ora, Inva Mula dhe Ermonela Jaho.

    Ajo ka thënë se ardhja e tyre do t’i nderojë të gjithë, njofton Klan Kosova.

    “Me ardhjen e tyre do të na nderojë ne dhe veprën e jetës së Nënës Terezë. Janë këta solistë të cilët janë nderi i kombit tonë të cilët kanë pranuar të jenë në koncert pa honorare”, ka thënë pos tjerash Toska.

    Kurse ish-kapiteni i kombëtares shqiptare në futboll, Lorik Cana do ta recitojë poezinë “Dua të kthehem në Shqipëri”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark