Rita Ora 'thumbon' hapur këngëtaren e njohur - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Rita Ora ‘thumbon’ hapur këngëtaren e njohur

    Insajderi
    19 September 2025 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rita Ora, ka deklaruar në një intervistë të re se këngëtarja Sabrina Carpenter, duket se po e shmang dhe nuk i përgjigjet më mesazheve, pavarësisht se më parë kishin shkuar bashkë në evente dhe kishin nxitur spekulime për një bashkëpunim muzikor.

    Në një episod të podcastit In Your Dreams With Owen Thiele, Rita rrëfeu se kishte ftuar Sabrina-n në një festë të Vitit të Ri, para se kënga e Carpenter “Espresso” të shpërthente ndërkombëtarisht vitin e kaluar.

    “Ato [Sabrina] erdhën dhe ishte e mahnitshme,” tha Rita.

    “Mendoj se ishte kulmi përpara ‘Espresso’-s dhe tani nuk mund të kapësh Sabrina-n më.”

    Në një shaka të lehtë, Rita shtoi:

    “Ishte koha kur ajo do të më përgjigjej në mesazh.”

    Megjithatë, Rita menjëherë sqaroi komentet e saj, duke theksuar se po shkonte me shaka dhe e kishte ekzagjeruar situatën:

    “Jo, e kuptoj. Unë gjithashtu jam e zënë. Jo, po ekzagjeroj. Ajo më përgjigjet, është kaq e ëmbël.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark