
Rita Ora ka qenë së fundmi e ftuar në një emision televiziv francez.
Në të, pjesë e intervistës në panel kanë qenë edhe lojëra për të qëlluar këngë të caktuara.
Ajo është përballur me një këngë të Dua Lipës. E para që e tha që artistja në këngë është Dua Lipa ishte pikërisht Rita, vetëm pas disa sekondash nga momenti kur ‘Houdini’ u lëshua në transmetim.
Raporti i tyre ndër vite është përfolur shumë në media dhe jo vetëm.
Kjo, marrë shkas nga rivaliteti i heshtur i dy vajzave kosovare që ngjitën majet në nivel global por në këtë rast, Rita është treguar pa komplekse, ndonëse një pjesë e komentuesve janë të bindur se ajo ‘priti pak sekonda për të thënë emrin, përkundër se e dinte me të parën’
@ritaora.canada stream Rita’s newest song ‘All Natural’ #ritaora #interview #taylorswift #dualipa #fyp ♬ original sound – ritaora.canada