Një shumë prej 34 mijë e 690 euro kanë shpenzuar në total për derivate, deputetët e Kuvendit të Kosovës, vetëm në gjatë pjesës së parë të këtij viti.
Gazeta Insajderi, ka siguruar të dhënat e shpenzimeve të deputetëtve të kuvendit përmes qasjes në dokumentet publike.
Nga kjo del se vetëm në muajin dhjetor dhe janar deputetët kanë shpenzuar mbi 16 mijë euro për karburante. 11 mijë e 300 euro prej të cilave vetëm për udhëtimet për pjesëmarrje në seanca ndërsa 4 mijë 900 për pjesëmarrje në komisione, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas listës së shpenzimeve, në muajin shkurt deputetët e kuvendit kanë shpenzuar 4 mijë e 400 euro për karburante.
Por, shpenzimet u rritën në muajin mars 5 mijë e 420 euro dhe në muajin prill 5.830 euro, kur edhe cmimet e derivateve u rritën shumë, si shkak i luftës në Ukrainë. Kurse në muajin maj 2.780 euro.
Deputetët kampion të shpenzimeve për derivate del të jenë Albana Bytyqi, Hajdar Beqaj, Fidan Jilta, Pal Lekaj, Brahim Sabani, Erxhan Galushi, Enis Kervan, Samra Iliaz, shkruan Gazeta Insajderi.
Albana Bytyqi ka shpenzuar gjatë kësaj periudhe 1 mijë e 440 euro, Hajdar Beqaj 1 mijë 350 euro, Fidan Jilta 1 mijë 305 euro, Pal Lekaj 1 mijë 215 euro, Brahim Sabani ka shpenzuar 1 mijë e 185 euro, Erxhan Galushi 1 mijë 125 euro, Enis Kervan 1 mijë e 125 euro dhe Samra Iliaz 1 mijë e 65 euro.
Sipas sqarimit të kuvendit, shpenzimet për udhëtime për muajin dhjetor 2021, janë ekzekutuar me paga të muajit janar 2022.
Ndërsa bazuar në këtë listë të kuvendit, deputetët që kanë shpenzuar më së shumti në muajin dhjetor-janar janë:
Hajdar Beqa, 450 euro
Albana Bytyqi, 390 euro
Yllëza Hoti, 390 euro
Pal Lekaj, 360 euro
Artan Abrashi, 360 euro
Enis Kervan, 360 euro
Fidan Jilta, 360 euro
Arta Bajralija, 330 euro
Erxhan Galushi, 330 euro
Fatmire Kollcaku, 330 euro
Haxhi Abdyli, 330 euro
Mirlinda Tishukaj Sadiku, 330 euro
Agon Batusha, 300 euro
Bahrim Sabani, 300 euro
Gramos Agusholli, 300 euro
Jahja Kokaj, 300 euro
Jetmire Vrenezi, 300 euro
Nijazi Isaku, 300 euro
Samra Iljazi, 300 euro