Të enjten e 8 shkurtit në Paris (18:00), kombëtarja shqiptare do të njohë rivalët për sezonin e ri të UEFA Nations League 2024-2025, i katërti në histori.
Kuqezinjtë ndodhen në Ligën B të vazos së tretë, aty ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi.
Kundërshtarët e tjerë të Ligës B, që priten të jenë edhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Nations League, janë të ndarë në tri vazo të tjera me nga katër skuadra secila.
Në vazon e parë gjenden: Austria, Çekia, Anglia dhe Uellsi. Në vazon e dytë janë: Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia.