Dy rivalët e Donald Trump në Partinë Republikane – Ted Cruz dhe John Kasich – kanë njoftuar se do të fillojnë një bashkëpunim për të ndaluar Trumpin të fitojë nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale.
Ted Cruz nuk do të garojë në Oregon dhe Neë Mexico në mënyrë që të ndihmojë Kasich, ndërsa ky i fundit do t’i “lë rrugë të lirë” në Indiana, shkruan BBC.
Por, Trump duket se nuk është i shqetësuar nga kjo, dhe ka thënë se rivalët e tij janë “totalisht të dëshpëruar” dhe “matematikisht të vdekur”./Insajderi.com