E pyeti se a e kishte 'të fortë' Aldo, Rizarta reagon ndaj shakasë të sikletshme të Ledionit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    E pyeti se a e kishte ‘të fortë’ Aldo, Rizarta reagon ndaj shakasë të sikletshme të Ledionit

    Insajderi
    27 March 2025 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në prime-n e së shtunës, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania 4”, Rizarta Hoxha iu bashkua studios së spektaklit dhe dha përshtypjet e saj mbi eksperiencën e saj në këtë format të njohur.

    Gjatë intervistës, moderatori i bëri një pyetje të sikletshme lidhur me një moment intim mes saj dhe Aldos, që kishte shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale.

    Kujtojmë se gjatë kohës që ishin në shtëpi, banorët Aldo dhe Rizarta ndodheshin në krevat të mbuluar, kur Aldo i tha: “Shtrëngoje,” një moment që u keqkuptua nga shumica e publikut dhe shkoi viral në rrjet.

    Në studio, moderatori i “BBVA4” i drejtoi Rizartës pyetjen: “A e kishe të fortë Aldon kur ia shtrëngove?” Kjo pyetje e shtangu ish-banoren, por pas pak, ajo e sqaroi situatën.

    Rizarta shpjegoi se momenti ishte keqkuptuar dhe shtoi se Aldo i kishte kërkuar të prekte muskujt e barkut të tij dhe jo diçka tjetër.

    Pas këtij prime, Rizarta ndau një video nga ambientet e studios së “BBVA4”, ku shkroi një mesazh për fansat: “Është në rregull e vogla ime, të bën pis, por ti je më e pastra prej të gjithëve.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark