×
  • Lajme
  • Lajme

    Rizgjedhja e Trumpit president, Andi Bushati: Jam i frikësuar për Kosovën

    Insajderi
    08 November 2024 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Andi Bushati tha se frikësohet për Kosovën pas rikthimit të Donald Trump në Presidencë, duke kujtuar planet për shkëmbim territoresh apo përpjekjet e Grenell për një puç ndaj Albin Kurtit.

    “Ne ta lexojmë të ardhmen duke u nisur nga e shkuara. Nga e shkuara, gjithë mbështetësit e Trump, thonë hante Bolton kumbulla dhe dardha, por Trump nuk e dinte që do të përfundonte në ndërrim kufijsh. Derisa arriti te Bolton, u gatua gjatë administratës Trump. Fajtorët kryesorë janë Rama, Thaçi, Vuçiç, por liderët kudo në botë mund të bëjnë çdo gjë por gjetën…

    Ama pastaj të ikim nga Bolton dhe të vijmë te Grenell. Nuk i hyj qëllimeve, por sjellja prej kaubojsi e Richard Grenell për të rrëzuar një qeveri legjitime në Kosovë, është fytyra më e ndyrë e Amerikës së grushteve të shtetit dhe mbështetësve të Pinoçetit.

    Sipas tij Soros ka bërë një mijë mëkate por kurrë me atë brutalitet.

    Pra, nëse shohim në të ardhmen skena të tilla, që administrata Trump i ka dëshmuar në të shkuarën, jemi në një pikë, që jam i frikësuar vërtetë për Kosovën. Varet nga çfarë pozicioni do të ketë Grenell. E shkuara të tremb“.

    “Festa që po përcillet nga Dodik deri te Vuçiç, entuziazmi për fitoren e Trump, nganjëherë njerëzit thonë, lexo gëzimin e armikut për të kuptuar çfarë të pret.”– u shpreh analisti Andi Bushati në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV,

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark