Rizvanolli: Oda Ekonomike e Kosovës po bën luftë politike duke ushtruar presion ndaj bizneseve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rizvanolli: Oda Ekonomike e Kosovës po bën luftë politike duke ushtruar presion ndaj bizneseve

    Insajderi
    29 May 2025 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Protesta e filluar në ora 10:00 në Veternik të Prishtinës, ka përfunduar në orën 12:00. Protesta ka përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident, shkruan Insajderi.

    Mbi 1300 biznese kanë protestuar sot në kryeqytet në të gjitha hyrjet e Prishtinës, për shkak të refuzimit të daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike.

    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dal në një konferencë për media duke fajësuar Odën Ekonomike të Kosovës.

    Ajo shtoi se kanë ftuar një takim për sot në orën 13:00 me bizneset dhe kompanitë furnizuese, derisa tha “shpresoj që Oda Ekonomike e Kosovës ua ka përcjell ftesën bizneseve”.

    Ajo kritikoi Odën Ekonomike të Kosovës se ka nisur luftë politike.

    “Kemi dërguar ftesë që të kemi takim sot në orën 13:00. Bizneset kanë presion nga Oda Ekonomike e Kosovës për të mos marrë pjesë në takime,  për të mos nënshkruar oferta me furnizues dhe për të dalë në protesta Disa furnizues kanë thënë se hezitojnë të vijnë në takimin e sotëm për shkak se nuk ndjehen mirë në një pozitë të tillë se nga disa biznese dhe oda i bëjënë të ndjehen sikurse po e marrin njërën anë e jo atë të luftës politike që ka zgjedh Oda Ekonomike e disa të tjerë”, tha Rivanolli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark