Çmimin Zemra e Sarajevës në të kaluarën e kanë fituar Angelina Jolie, Steve Buscemi, Benicio Del Toro, Jafar Panahi, Danis Tanovic etj.
Aktori i madh Robert De Niro do ta bëjë edhe hapjen e edicionit të 22-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë, i cili nisë me 12 e zgjatë deri me 22 gusht, me filmin “Taxi Driver”, shkruan KultPlus, transmeton Insajderi.
Pesë herë i nominuar për Oscar, dy herë fitues i çmimit të madh, De Niro do të marrë edhe Çmimin e parë të këtij Festivali për Arritje Jetësore, për kontributin e tij në kinematografi në mbarë botën.
“Jemi të lumtur që De Niro është i pari që e merr këtë çmim nga ne. Ka disa vite që e kemi dashur De Niron në festivalin tonë, dhe tash jemi të ekzaltuar me lajmin që ai vjen” thotë drejtori i Festivalit – Mirsad Purivatra.
Aktori gjatë festivalit po ashtu do të flasë edhe në programin “In Conversation”, për audiencën dhe për gazetarët që këtë vit përcjellin festivalin.
Çmimin Zemra e Sarajevës në të kaluarën e kanë fituar Angelina Jolie, Steve Buscemi, Benicio Del Toro, Jafar Panahi, Danis Tanovic etj. /Insajderi.com