Ndonëse kundërshtari nuk dihet, boksieri Robin Krasniqi ka bërë të ditur se më 4 maj do ta zhvillojë meçin e radhës.
Krasniqi e njoftoi këtë me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Instagram’ në gjuhë gjermane. Ai pritet të boksojë në Augsburg të Gjermanisë, teksa shtoi se ende nuk dihet kundërshtari i tij. Detaje të tjera pritet të jepen së shpejti, shkruan Gazeta Insajderi.
“Të dashur fansa dhe miq, beteja ime e radhës do të zhvillohet më 4 maj në Augsburg. Mezi pres të boksoj në prag timin dhe të pres mbështetje nga ju. Së shpejti do të shpallet edhe kundërshtari”, ka shkruar boksieri nga Kosova.
Krasniqi deri më tani ka 60 ndeshje të zhvilluara, ku 53 prej tyre i ka fituar dhe 7 i ka humbur.
20 nga to i ka fituar me nokaut. Ndërkaq, me nokaut e ka të humbur vetëm një meç. /Insajderi.org/