×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Robinhos i refuzohet kërkesa e lirimit nga burgu, e kishte përdhunuar një shqiptare

    Insajderi
    27 November 2024 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I vendosur në mars të vitit 2024 në burgun e Tremembes, afër São Paulos, ish-futbollisti brazilian po e vuan dënimin në Brazil pasi u dënua me 9 vjet burg nga drejtësia italiane për një incident përdhunimi në grup që kishte ndodhur në Milano në vitin 2013 ndaj një vajze të re.

    Aktualisht, ai po e vuan dënimin në burgun 2 në Tremembé, San Paolo.

    Megjithatë, 11 gjyqtarë të Gjyqit Suprem Federal të Brazilit duhet të votojnë për të vendosur nëse Robinho mund të lihet i lirë apo të vazhdojë të qëndrojë në burg.

    “UOL Esporte” zbuloi se 9 gjyqtarë tashmë i kanë shprehur mendimet e tyre dhe 7 prej tyre kishin votuar pro mbajtjes së tij në burg.

    Prandaj, vendimet e dy gjyqtarëve të tjerë nuk çojnë peshë, përcjell “Gazeta Express”.

    Edhe Federata Braziliane e shprehu opinionin e saj për aferën Robinho, duke u distancuar me fjalë të ashpra.

    Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF) tha se ky është “një nga kapitujt më katastrofikë në futbollin brazilian.”

    “Është e turpshme që një lojtar të ndihet rehat duke e bërë këtë lloj perversiteti, duke përfituar nga ajo që ka arritur dhe duke menduar që përmes sportit do të mbrohet disi nga ndëshkimi. Rastet që i përfshijnë yjet e Kombëtares braziliane nuk mund të kalojnë pa u ndëshkuar. Ne jemi në krahë të ‘viktimave’ dhe nuk mund të heshtim ndaj këtyre rasteve. Futbollistët duhet të jenë në linjë për ta ‘luftuar’ dhunën seksuale të çfarë do lloji”, u shpreh ai.

    Në gjykatën e Milanos, në vitin 2017 Robinho dhe 5 brazilianë të tjerë u shpallën fajtorë për përdhunimin në grup të një 22 vjeçareje shqiptare pasi e kishin dehur në një klub nate në vitin 2013.

    Dënimi u konfirmua nga një gjykatë apeli në vitin 2020 dhe u vërtetua nga Gjykata e Lartë e Italisë në vitin 2022.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark