×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Robotët e rinj që mund të lëvizin me shpejtësinë e kafshës më të shpejtë në botë

    Insajderi
    13 May 2020 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një lloj i ri i robotëve sapo është zhvilluar për të lëvizur aq shpejtë sa kafsha më e shpejtë në botë.

    Sipas euronews, përcjell Telegrafi, studiuesit në Universitetin Shtetëror të Karolinës Veriore kanë krijuar një robot që është në gjendje të lëvizë më shpejt në sipërfaqe të ngurta se çdo model i mëparshëm.

    Siç thuhet më tej, robotika e re e butë gjithashtu mund të rrëmbejë objekte delikate dhe është mjaft e fortë për të ngritur sende të rënda.

    Robotët janë frymëzuar nga “biomekanika e cheetahs (gepardit)”, gjegjësisht mënyra se si përkulen dhe shtrihen shtyllat kurrizore të tyre.

    Kjo mundëson që roboti të galopojë në një sipërfaqe, do të thotë që këmbët e tij të lënë tokën, shpjegon ai.

    Këta robotë “të butë” janë robotë mekanikë që funksionojnë si organizma të gjallë.

    Në vend që të bëhen nga materiale të ngurtë, ata janë ndërtuar që të kenë një fleksibilitet të rritur dhe një përshtatje për kryerjen e detyrave.

    Në të kaluarën, “robotët e butë ishin zvarritës, duke qëndruar në kontakt me tokën në çdo kohë”, gjë që kufizonte shpejtësinë e tyre, thotë profesori Jie Yin, profesor i inxhinierisë mekanike dhe hapësirës ajrore në Universitetin Shtetëror të Karolinës.

    Ata pritet të thyejnë rekordin e mëparshëm duke arritur shpejtësi deri në 2.7 gjatësi trupore për sekondë, më shumë se tre herë më shpejt se modelet më të vjetra. Ata gjithashtu mund të vrapojnë në pjerrtësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark