×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Robotët zëvëndësojnë njerëzit edhe në bujqësi

    Insajderi
    15 November 2016 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spërkatja me kimikate, monitorimi dhe korrja e të mbjellave janë punë intensive që u marrin kohë fermerëve. Shkencëtarët po zhvillojnë tashmë një robot që mund të kryejë disa nga këto funksione duke përdorur identifikimin me frekuenca radioje.

    Një robot i tillë që mund të kryejë disa procese njëkohësisht mendohet se do të ndihmojë në uljen e shpenzimeve të fermerëve.

    Një robot me kamera dhe sensorë frekuencash radioje lëviz përgjatë vreshtave. Është mision eksperimental gjatë të cilit spërkaten me kimikate vreshtat që kanë nevojë të trajtohen.

    Prototipi i quajtur “IdaBot” u zhvillua nga një ekip inxhinierik në Universitetin Northwest Nazarene, në Nampa të shtetit Idaho.

    “Mund ta programosh duke ja përcaktuar pemët që kanë nevojë për kimikate. Çdo pemë do të ketë një etiketë, e cila lexohet nga IdaBot për të spërkatur kimikatet e nevojshme.”

    Zoti Griffin thotë se roboti autonom mund të integrohet me teknologji të tjera si p.sh. dronë monitorues. Kamera e dronit dërgon pamje të pemëve, të cilat përpunohen nga një program kompjuterik. Sa më e lehtë ngjyra e kuqe, aq më shumë kimikat do t’i duhet pemës.

    Roboti do të ndihmonte fermerët të kursejnë shpenzimet për orët e punës dhe do të mundësonte spërkatje vetëm për pemët që e kanë të nevojshme.

    “Spërkatja kryhet në mënyrë automatike, pa ndërhyrjen e njeriut dhe me presion të ulët. Kimikatet shkojnë me preçizion aty ku duhen dhe jo në zona të tjera.”

    Ekipi i përbërë nga studentë dhe profesorë po zhvillon edhe një program që do të lidhet me IdaBot, për të përcaktuar me saktësi volumin e frutave që do të mblidhen.

    “Do të përdorim katër lloje kamerash: me ngjyra, infra-të kuqe dhe stereo, të cilat do të marrin pamjet e çdo peme ndërsa IdaBot lëviz përgjatë kopshtit. Do t’i përdorim këto pamje për të krijuar një program kompjuterik që përcakton numrin e frutave në çdo pemë.”

    Fermerët, si Michael Williamson, dëshirojnë ta provojnë një zgjidhje të tillë.

    “Jam shumë optimist për një makinë të tillë eksperimentale që numëron frutat. Mund të kemi çmime më të mira për klientët nëse do të mundemi të marrim porositë paraprakisht dhe t’i shesim frutat muaj përpara se të piqen. Mund t’i ulë kostot me 20%.”

    Mendohet se një IdaBot që përdor teknologjinë e identifikimit nëpërmjet radiofrekuencave mund të ketë një kosto relativisht të ulët.

    “Mendojmë se do të ketë një çmim të përballueshëm, ndoshta aq sa kushton një kamion.”

    Shkencëtarët mendojnë se paratë që do të kursejnë fermerët nëpërmjet këtij roboti, do të ulin edhe çmimin e frutave për konsumatorët./VOA

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark