Roboti budist që po jep mësime religjioze në tempullin 400-vjeçar në Japoni - Insajderi
×
Teknologji

Roboti budist që po jep mësime religjioze në tempullin 400-vjeçar në Japoni

Insajderi
25 February 2019 - 22:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kannon është i dizajnuar të tërheq të rinjtë në tempullin antik Kodaiji në Kyoto, Japoni, shkruan Insajderi.

Ky tempull, i cili është hapur që nga viti 1619, ka paguar deri në 700 mijë funte për këta robot për të dhënë mësime budiste.

Roboti bëri predikimin e tij të parë të shtunën.

Ky android është rezultat i bashkëpunimit mes tempullit dhe Hiroshi Ishiguro, profesor i inteligjencës robotike në universitetin Osaka.

Roboti është i gjatë 1.95 metra dhe peshon 59 kg.

“Ne shpresojmë së androidi Kannon do të ndihmojë që mësimet budiste të arrijnë zemrat e njerëzve sot. Ne duam që shumë njerëz të vijnë dhe të shohin robotin dhe të mendojnë për esencën  e budizmit.”/Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark