×
  • Lajme
  • Botë
  • Biznes
  • Lajme / Botë

    Roboti ekzekuton snajperin që vrau policët në Dallas

    Insajderi
    08 July 2016 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Policisë së Dallasit, David Brown, tha se pasi dështuan me negociatat që vrasësi të dorëzohej, u detyruan të përdorin një robot për ta asgjësuar, duke bërë kështu vrasjen e parë të kryer nga një robot.

    Roboti është përdorur për të vendosur një lëndë shpërthyese pranë të dyshuarit, që më pas është aktivizuar me telekomandim, njofton Tch.

    Është ende e paqartë se cili prej robotëve është përdorur me saktësi, por dihet që është një nga robotët që përdoren për të shpërthyer pako të dyshimta ose makina bombë.

    Një i tillë është përdorur për t’i dhënë pica një pengmarrësi të rrezikshëm, pak kohë më parë, por është hera e parë në histori që një robot përdoret për të vrarë një njeri.

    I dyshuari kishte qëlluar 11 policë me snajper, duke vrarë pesë prej tyre. Sulmi ndodhi gjatë një proteste të njerëzve me ngjyrë kundër dhunës policore. Policët e rrethuan, por 25 vjeçari Micah Xavier Johnson, një ushtarak i stërvitur mirë, kishte refuzuar të dorëzohej. /Insajderi.com

    roba

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark