Roboti fiton kuizin ndaj njerëzve në Kinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Roboti fiton kuizin ndaj njerëzve në Kinë

    Insajderi
    08 February 2017 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Roboti me inteligjencë artificiale ka arritur të fitojë ndaj njerëzve në një program popullor kuizi në Kinë.

    Ky robot i zhvilluar nga motori kërkimor i internetit në Kinë, Sogou dhe që mban emrin “Wangzai”, ka qenë pjesë e një programi në Kinë që titullohet “Yizhan Daodi”. Formati i programit është i njëjtë me atë amerikan, “Who’s Still Standing?”.

    Wangzai i cili ka aftësi të larta depozitimi të të dhënave dhe të kopjojë mimikat e njerëzve, arriti të marrë çmimin e madh duke lënë pas shumë garues, në mesin e të cilëve ishte edhe një i diplomuar në Universitetin Harvard, shkruan Anadolu Agency.

    Duke kuptuar me shpejtësi dhe përgjigjur pyetjeve, Wangzai është duartrokitur shumë nga të pranishmit.

    Ndërsa kompania e cila ka zhvilluar këtë robot ka thënë se në saj të analizës së shpejtë, Wangzai mund të përgjigjet pyetjeve në të qindtat e sekondit.

    Muajin e kaluar kompania e kërkimit në internet Baidu, testoi robotin e emërtuar “Xiaodu”. Në këtë testim roboti me inteligjencë artificiale arriti të mposhtë njerëzit në një garë për njohjen e fytyrave të njerëzve dhe dallimin e zërit të tyre.

    Kompanitë teknologjike të Kinës janë duke punuar shumë vitet e fundit për zhvillimin në fushën e inteligjencës artificiale.

    Sipas raportit të Konferencës Botërore të Internetit, në Kinë vitin e kaluar janë shpenzuar 2.6 miliardë dollar për zhvillimin e projekteve në fushën e inteligjencës artificiale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark