×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Rock grupi kosovar i pëlqyer në Zvicër

    Insajderi
    09 May 2016 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Who’s Elektra” është një rok grup shqiptar shumë i njohur në Zvicër. Agjenda e bendit është e stërmbushur me rezervime për të kënduar çdo fund javë në vende dhe qytete të ndryshme të Zvicrës dhe jashtë saj. “Who’s Elektra” përbëhet prej tre anëtarëve: Dy vëllezërve shqiptarë Besart e Bujar Berisha dhe kolegut të tyre, Julian Ëettach.

    Muzika dhe atmosfera që krijojnë, bën ata të jesnë shumë të dashur në publikun zviceran. “Unë dhe Besi jemi vëllezër. Ne jemi nga fshati Dobërdol i komunës së Pejës. Që në moshën tetë vjeçare kemi ardhur bashkë me prindërit në Zvicër. Aktualisht jetojmë në Emmen, kanton Luzern”, thotë bateristi i grupit, Bujar Berisha.

    Grupi Who’s Elektra është formuar prej vitit 2012 ndërsa kohë më parë grupi e publikoi edhe albumin e tij të parë “Goddess of the Universe”. Kënga më e pëlqyer e tyre është “Blue”. Grupi është mjaft i kërkuar në Zvicër, ndërsa rreth dy javë më parë ata kanë qenë edhe në trevat shqiptare.

    “E patëm një turne shumë të suksesshëm në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Kemi mbajtur tetë koncerte. Kemi kaluar jashtëzakonisht mirë”, thotë bateristi i grupit, Bujari, njofton KultPlus.

    Interesant është fakti se përveç dy vëllezërve që janë pjesë e këtij grupi, tekstet e këngëve shpesh herë i shkruajnë edhe babai i tyre, Bardheci si dhe motrat Blerta dhe Roza. “Tekstet e këngëve tona janë me tematikë dashurie por rrahim edhe tema tjera, aktuale. Babai është shkrimtar, merret me poezi. Shpesh herë poezitë e tij i përkthejmë në gjuhën angleze. Edhe motrat tona shkruajnë për ne” shprehet ai për KultPlus.

    Për vëllezërit Berisha, muzika është vetëm hobi. Ata kanë profesionet e tyre, ndonëse në fëmijëri kishin krejtësisht ëndrra të tjera. Vokalisti i grupit, Besi dëshironte të bëhej prift, por pasi nuk iu realizua kjo dëshirë në fëmijëri, ai tashmë është kuzhinier në Neubad në Luzern. E Bujari i cili pëlqente astronominë, aktualisht merret më fotografi dhe realizim të videove. “Videoklipin e këngës “Blue” e kam realizuar vet”, thotë ai. Përveç kësaj, Bujari është edhe ansambleist në Parlamentin e komunës së Emmen-it në Luzern.

    Anëtarët e grupit “Ëho’s Electra” thonë se janë në përgatitje të albumit të dytë i cili do të dalë kah fundi i këtij viti. Sipas tyre, në këtë album kanë menduar të ketë edhe ndonjë këngë shqip për çfarë që tash kanë filluar të mendojnë për bashkëpunimet e tyre në këtë drejtim. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark